PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin
Sekretariati i Etikës do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga punimet e Kuvendit për 60 ditë. Kërkesa vjen pas incidentit të ndodhur gjatë shqyrtimit të marrëveshjes për huanë nga SHBA, ku Shehaj mori me forcë një dokument konfidencial nga ambientet e Kuvendit, pavarësisht kundërshtimit të stafit. Socialistët pretendojnë se gjatë ngjarjes u dëmtua edhe një këshilltare e Kuvendit, e cila u rrëzua teksa tentoi të rimerrte dokumentin. Përveç masës disiplinore, PS ka kërkuar edhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Burimi:
gijotina.com