Protestuesi shpreh bindjen e plotë nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave
Një qytetar pjesëmarrës në protestë ka bërë një deklaratë pikante lidhur me të ardhmen politike të kryeministrit Edi Rama, teksa protestat kundër qeverisë vijojnë. Duke e cilësuar veten me humor si një “parashikues të vogël”, ai tha se nuk pretendon të jetë si Baba Vanga apo Nostradamusi, por shprehu bindjen se 1 tetori do të shënojë largimin e Ramës nga pushteti. “Jam një parashikues i vogël. Nuk jam si Baba Vanga apo Nostradamus, por më 1 tetor Ramën do ta hedhin qytetarët në koshin e plehrave”, u shpreh qytetari nga protesta.
Burimi:
sot.com.al