Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!
Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët janë organizuar në sheshin “Skënderbej”, dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Një i ri protestues, u shpreh: Kryeministri Edi Rama kërkoi timonin, e mori e humbi drejtimin dhe na ka hedhur në humnerë të gjithëve. Sepse çdo gjë që supozohet të funksionojë sipas rregullës, është anashkaluar. Çdo institucion është i korruptuar. Fasadë dhe çdo gjë nuk funksionon më. Ka humbur drejtimin dhe nuk e dimë ku do përfundojmë. Parlamenti është komplet i korruptuar themelet janë kalbur. Nuk kanë prioritet të shpëtojnë jetë njerëzisht. Mendojnë se po sjellin risi në Shqipëri, ndërkombëtarët nuk shohin sa bukur bëjmë ne koncertet”.
Burimi:
gijotina.com