Protestat trembin Ramën, kryeministri vë në zbatim planin “Besa” për të shuar revoltën popullore, thirrje të rinjve…
Presioni në rritje nga protestat dhe revolta popullore në rrugë duket se kanë alarmuar seriozisht kryeministrin Edi Rama, duke e detyruar të vërë në zbatim një lëvizje emergjente për të zbutur pakënaqësinë e të rinjve (planin “Besa”). I gjendur nën ethet e humbjes së kontrollit publik, kreu i qeverisë po përdor kartën e punësimit masiv si një mburojë politike për të përthithur talentet dhe zërat kritikë brenda sistemit. Përmes një thirrjeje urgjente në rrjetet sociale, Rama njoftoi nisjen e planit për krijimin e të ashtuquajturit “Rrjetit MIA”, një nismë e Agjencisë për Media dhe Informim që fton të rinjtë t’i bashkohen administratës shtetërore. Në një përpjekje për të ulur gjakrat dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të revoltës, kryeministri u ka bërë thirrje hapur...
Burimi:
sot.com.al