Protesta për Zvërnecin, Kapri: Kauza na bashkoi si qytetarë, bëmë mirë që shmangëm logot partiake
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, i ftuar në një studio televizive ka folur në lidhje me protestën e tretë që u zhvillua sot në Tiranë nga qytetarët në mbrojtje të Zvërnecit. Kapri u shpreh se ishte pjesëmarrëës në protestë, por pa logo politike, dhe si qytetar i thjeshtë. Sipas tij aktivistët dhe pjesëmarrësit në protestë kanë bërë shumë mirë duke kërkuar që të mos përdoren logo politike, por të bashkohen rreth kauzës së përbashkët. Ai theksoi se kjo protestë është më e madhja ndër vite dhe se vendi ende ka në drejtm kastën politike të vitit 1990.
Burimi:
sot.com.al