Protesta e radhës kundër qeverisë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës

Protesta e radhës kundër qeverisë në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen sërish sot te Kryeministria për largimin e Edi Ramës

Qytetarët kundër qeverisë do të rikthehen edhe sot pasdite në shesh, në vijim të protestave të përditshme që kanë hyrë tashmë në ditën e 56-të. Tubimi do të zhvillohet si çdo ditë para Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshime politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një proces të ri politik që, sipas tyre, duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe përfaqësim më të denjë të qytetarëve. Protestat janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndalur edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. Nga podiumi i protestës, aktivistët kanë deklaruar se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke përsëritur thirrjet: “Dorëheqje!”, “Rama jepe dorëheqjen”,...