Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja

Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë. Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse dhe segmente rrugore. Njoftimi: Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 08.05.2026, në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar. Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht: nga ora 23:45 e datës 07.05.2026 deri në përfundim të tubimit,...