Protesta e 65! Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës
Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Sot bëhen 65 ditë nga lëvizja qytetare ndërsa kërkohet largimi i kryeministrit Edi Rama. Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje qytetare më të gjerë, me protesta të përditshme kundër qeverisë dhe asaj që organizatorët e cilësojnë si “kastë politike”. Për më shumë se dy muaj, tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe me thirrje të vazhdueshme për ndryshim politik. Në protestën e një dite më parë, aktivistët deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre. Ata përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa u shprehën se pakënaqësia qytetare po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit për shkak të reformës së...
Burimi:
sot.com.al