Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale, Berisha: Krim monstruoz i Ramës ndaj qytetarëve! E ka betejë të humbur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar draftin e ri të reformës administrativo-territoriale të propozuar nga PS, duke akuzuar qeverinë se synon të reduktojë më tej numrin e bashkive, nga 60 në 40, në dëm të komuniteteve lokale. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi propozimin si një vazhdim të “antireformës” së vitit 2014. Sipas kreut të PD-së, reforma e re duhet të shërbejë jo vetëm për përmirësimin e administrimit vendor, por edhe për ripopullimin e zonave që janë boshatisur gjatë viteve të fundit. “Dhe pas kësaj antireformë vazhdohet në mënyrën më të papërgjegjshme, më antishqiptare që nga 60 të kalojnë në 40. Unë duhet të përgëzoj zotin Luçiano Boçi dhe të gjithë anëtarët dhe ekspertët e komisionit, të cilët punuan me një...
Burimi:
gijotina.com