Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë!

Propozimi i PD për reformën territoriale: Vendi me 100 bashki, si ndryshon harta e Shqipërisë!

Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për një reformë të re territoriale, e cila parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 100 bashki, duke rikthyer një pjesë të njësive administrative si bashki më vete dhe duke ndarë bashkitë më të mëdha të vendit. Harta sipas PD Harta e re e propozuar sipas PD synon të afrojë pushtetin vendor me qytetarët, përmes krijimit të njësive më të vogla administrative. 39 bashki të reja, nga 61 në 100 njësi vendore Sipas hartës së propozuar nga Partia Demokratike, numri i bashkive rritet me 39 njësi, duke kaluar nga 61 bashki aktuale në 100 bashki. Bashkitë e reja që shtohen janë:  Velipojë, Drivast (Drishti), Koplik, Bicaj, Shishtavec, Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras,...