‘Zvërneci’/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe
Elisa Spiropali TIRANË-Deputetja socialiste dhe ish-Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë për protestën e Zvërnecit. Spiropali shprehet se është e lehtë t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe, por nevojitet një marrëveshje e re për Shqipërinë. Socialistja shprehet se protestat e kë tyre ditëve duhen shqyrtuar me seriozitetin dhe përgjegjësinë që meritojnë. Elisa Spiropali: Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh se në Sheshin Skënderbej diçka e pabesueshme, por e vërtetë kishte ndodhur. Më vonë kuptova se diçkaja e jashtëzakonëshme që deri atë ditë nuk mund as të ëndërrohej, ishte një fakt kokëfortë, një realitet i prekshëm, një "herezi" që askujt nuk i lejohej ta shihte as në ëndërr: ishte një protestë spontane dhe e heshtur e qytetarëve...
Burimi:
zeri.ai