Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE! Këlliçi: Protesta nuk është nxitur nga Irani

Zvërneci “shkon” në Strasburg, Balla: Respektojmë kriteret e BE! Këlliçi: Protesta nuk është nxitur nga Irani

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë dhe projekti në Zvërnec, dominuan diskutimet në takimin mes deputetëve të parlamentit shqiptar dhe parlamentit europian në Strasburg. Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian shpjeguan se po ndjekin protestën dhe kërkesat e qytetarëve, duke vënë në dukje së pari se protestat duhet të mbeten paqësore dhe së dyti qeveria shqiptare duhet të plotësojë detyrimet që rrjedhin nga kapitulli 27 për mjedisin në lidhje me projektin në zonën e Zvërnecit. “Është thelbësore të theksohet se liria e tubimit dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera bazë të Bashkimit Evropian. Dialogu konstruktiv mes të gjithë aktorëve është rruga përpara. Siç është sqaruar më herët, në kuadër të negociatave të...