Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

Zvërneci, Rama për Reuters: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

Në një intervistë të dhënë nga zyra e tij për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama u shfaq i prerë dhe i palëkundur në lidhje me projektin disa miliardësh të Jared Kushner në Sazan dhe Zvërnec, duke dërguar një mesazh të qartë për të gjithë kundërshtarët e këtij investimi. “Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë që unë jam këtu. Ne nuk mund të lejojmë që vendi ynë të marrë stigmën e një vendi ku investitorët e huaj priten me armiqësi”. Aktivistët dhe qytetarët që po protestojnë prej disa ditësh e akuzojnë për shkatërrim të ekosistemit të mbrojtur në Nartë, por, për kreun e qeverisë, ky reagim është thjesht rezultat i keqinformimit. “Njerëzit po manipulohen nga fushata të egra dizinformimi në rrjetet...