Reforma territoriale/ Berisha: Ftoj qytetarët të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje

Reforma territoriale/ Berisha: Ftoj qytetarët të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje

Kryetari i PD gjatë një bashkëbisedimi ne rrjetet sociale me qytetarët ka ftuar shqiptarët që të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje. Të dashur miq që ndoqët këtë bisedë. Ju falënderoj me shumë respekt për pyetjet dhe komentet tuaja. Ju siguroj se Partia Demokratike mbetet e angazhuar tërësisht për një reformë elektorale që ka në epiqendër qytetarin dhe shërbimet ndaj tij. Që bazohet në parimet demokratike të decentralizimit dhe dekoncentrimit. Në këtë kuadër unë ftoj të gjithë qytetarët të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje. Po ftoj gjithashtu qytetarë të tjerë të cilët kanë argumente, kanë prova se mund të ndërtohen dhe njësi të tjera të qeverisjes vendore, t'i bashkojnë ato dhe të vazhdojmë përpjekjen tonë për t'i dhënë Shqipërisë reformën territoriale që...