Zvërneci/ Rama: Bota nuk u zgjua për Nartën, por për vjehrrin e Kushner. I gënjen mendja se do bëjnë atë që s’bëri çadra e Lulit tim
Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS lidhur me investimin në Zvërnec dhe protestat në vend prej 20 ditësh. Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Kushner dhe hijet e vjehrrit të tij, të cilin e urren për vdekje armata online dhe kujton se gjeti në bulevardin e Tiranës Donald Trump. I gënjeu mendja fuqishëm se çadra globale e kësaj proteste do bënte mrekullinë që nuk bëri dot çadra lokale e Lulit tim. Kështu me sqepin e një zogu të vetëm, bota e madhe do turpëronte Trumpin në betejën e Nartës, ndërsa armata shurdhuese e influencer-ëve, followers, urrejtësve dhe mercenarëve digjitalë të vënë në dispozicion nga armiqtë e Shqipërisë, do shpëtonte Shqipërinë...
Burimi:
vizionplus.tv