Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në një kohë kur në Zvërnec janë regjistruar incidente dhe protesta kundër projektit të zhvillimit në zonë. Në reagimin e tij, Rama ka sjellë si shembull resortin e njohur “Costa Navarino” në Greqi, duke e përdorur si argument për të mbrojtur projektet e mëdha turistike dhe investimet strategjike, të cilat sipas tij shpesh përballen me kundërshti dhe “paragjykime të tepruara” në fazën e tyre të parë. “Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë, por paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve,” shkruan Rama, duke theksuar se projekte të ngjashme fillimisht janë përballur me protesta, peticione dhe parashikime për dëme mjedisore, por më pas janë kthyer në...
Burimi:
opinion.al