Zvërneci prapa derës/ Organizatorja e protestës: Kërkesa e parë është dorëheqja e qeverisë
Përfaqësuesja e grupit organizator të protestës që sot ishte në ditën e 19-të, Arilda Lleshi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV foli për kërkesat e protestuasve dhe renditi si kërkesë të parë dorëheqjen e qeverisë dhe më pas krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje Pjesë nga biseda Ylli Rakipi: Protestuesit kërkojnë Shqipëri të re. Çfarë kuptoni ju me Shqipëri të re? Arilda Lleshi: Kemi dalë me një deklaratë politike si protestë. Megjithatë nuk pretendoj të përfaqësoj gjithë protestën. Po them mendimet e mia. Dukshëm kontrata jonë sociale me shtetin është thyer. Shteti që duhet të jetë mjet për të përmirësuar jetën e popullit, është kthyer në shtet pushtues. Qeveria është organizatë kriminale në funksion të një...
Burimi:
ntv.al