“Zvërneci” përplas Ramën me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta! Indinjata ekziston, por…

“Zvërneci” përplas Ramën me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta! Indinjata ekziston, por…

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me prezantuesen dhe korrespondenten e CNN, Eleni Giokos, gjatë një interviste ku u diskutua projekti i propozuar në zonën e Zvërnecit. Përplasja verbale u fokusua te ndikimi mjedisor, protestat dhe qëndrimet e Komisionit Europian, duke sjellë një shkëmbim të fortë opinionesh mes palëve. Gjatë bisedës, Rama mbrojti projektin duke theksuar se toka është private, se procedurat mjedisore janë në zhvillim dhe se ende nuk është miratuar asnjë leje ndërtimi. Ai argumentoi gjithashtu se, sipas tij, projekti gëzon mbështetje të gjerë lokale dhe se shqetësimet e ngritura nuk pasqyrojnë realitetin në terren. Nga ana tjetër, gazetarja e CNN ngriti pyetje mbi respektimin e standardeve mjedisore të Bashkimit Europian dhe reagimet e protestuesve, duke kërkuar sqarime mbi mënyrën se...