Zvërneci në fokus të parlamentit holandez, 7 pyetjet e deputetëve: Hetim mbi kompanitë guaskë

Zvërneci në fokus të parlamentit holandez, 7 pyetjet e deputetëve: Hetim mbi kompanitë guaskë

foto ilustrim: parlamenti i holandes-zverneci HOLANDË- Projekti i resortit turistik në Zvërnec, i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, është bërë sërish objekt diskutimi në Parlamentin e Holandës. Deputetët e Parlamentit të Holandës kanë ngritur shtatë pyetje zyrtare drejtuar Ministrit dhe Sekretarit të Shtetit për Financat, duke kërkuar sqarime mbi përdorimin e kompanive "guaskë" holandeze në strukturën e pronësisë së investimit dhe dyshimet për korrupsion që lidhen me këtë projekt. Dokumenti zyrtar, i dorëzuar në Dhomën e Përfaqësuesve (Tweede Kamer) bazohet në një investigim të medias holandeze Folloë The Money, e cila raportoi mbi lidhjet mes kompanive "guaskë" të regjistruara në Holandë dhe projektit të resortit në Shqipëri. Ndër pyetjet kryesore, deputetët kërkojnë të dinë nëse autoritetet holandeze janë në dijeni të hetimeve për...