“Zvërneci”, eksperti: Projekti sjell 13 mijë vende pune, përfitimet ekonomike tejkalojnë rreziqet
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, u shpreh se investimet e mëdha janë në interes të ekonomisë shqiptare, pasi krijojnë vende pune dhe sjellin marka të njohura ndërkombëtare. Sipas tij, projekti në Zvërnec parashikon krijimin e rreth 13 mijë vendeve të punës, duke e cilësuar këtë si një mundësi të rrallë për vendin. Për të ilustruar argumentin e tij, eksperti solli shembullin e ishullit të Mykonosit, duke thënë se zhvillimi i infrastrukturës ka ndryshuar mjedisin natyror, por se përfitimet ekonomike kanë tejkaluar kostot. “Projekti në Zvërnec krijon vende pune, sjell marka të njohura dhe për ekonominë tonë është në të mirë të vendit. Rrezikojmë, sepse në momentin kur nisi protesta, kauza ishte mbrojtja e pelikanëve, ndërsa tani ajo është harruar. Mediat bënë të pamundurën që ta...
Burimi:
javanews.al