“Zvërneci”, dita e 18-të e protestës kundër investimit, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë
Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët janë grumbulluar para Kryeministrisë. Grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’ nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës. Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Sot, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, por u ka kërkuar autoriteteve shqiptare një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, teksa shpreh shqetësim serioz për zhvillimet e brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe se ndjekin nga afërt ato që i quajnë “protesta masive paqësore”. Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu që të ndryshohen ndërhyrjet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, që lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në këto zona. Një ditë më parë, fjalimet iu lanë të rinjve duke i bërë thirje...
Burimi:
javanews.al