Zjarri në Tiranë/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

Zjarri në Tiranë/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, 8 të lënduarit nga flakët që përfshinë pallatet në kompleksin pranë farmacisë nr.10 në Tiranë. Lamallari u shpreh për mediat se gjendja e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve. Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prej momenteve të para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë...