Zjarri në Krujë, Rama reagon sërish: Vetëm një vatër aktive, mirënjohje për forcat që luftuan me flakët
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vetëm një vatër e izoluar zjarri vijon të mbetet aktive në majën e Malit të Krujës, ndërsa pjesa tjetër e situatës paraqitet nën kontroll. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje dhe vlerësim për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe trupat speciale të ushtrisë dhe Policisë, të cilët u angazhuan në operacionet për përballimin e zjarreve. Sipas kryeministrit, këto struktura kanë punuar pa ndërprerje për mbrojtjen e banorëve të Krujës, ndërsa operacionet kundër zjarreve janë shtrirë edhe në Kamëz, Tiranë dhe Vorë. “Mirënjohje dhe respekt i thellë për pilotët e Forcës Ajrore, efektivët e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si edhe trupat speciale të...
Burimi:
javanews.al