Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e qytetarëve të mbetur jashtë

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e qytetarëve të mbetur jashtë

Zjarri në kompleksin pranë QSUT në Tiranë është vënë nën kontroll pas disa orësh ndërhyrje intensive nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës, ndërsa deri më tani nuk raportohen viktima. Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, deklaroi nga vendngjarja se flakët janë neutralizuar dhe vatrat aktive janë shuar, duke theksuar se operacioni është zhvilluar me angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore. Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë evakuuar disa banorë, përfshirë edhe një të moshuar që ndodhej në gjumë, ndërsa disa persona kanë pësuar djegie të lehta. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë të zjarrfikësve, urgjencës, Forcave të Armatosura, RENEA-s dhe forcave vullnetare. “Prej 4 orësh Prefektura ka marrë masat për të gjitha forcat në këtë rast emergjent. Falenderoj zjarrfikësit, forcat e urgjencës, FA, forcat vullnetare, RENEA. Jemi...