Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Zjarret në Mirditë, Nufi konfirmon vënien e flakëve nën kontroll: Ndaloni pakujdesitë, po rrezikohen jetë njerëzish dhe efektivësh

Situata e shkaktuar nga vatra e zjarrit në fshatin Ten të Mirditës është inspektuar drejtpërdrejt nga Ministria e Mbrojtjes përmes ministrit Ermal Nufi. Operacioni intensiv i orëve të fundit ka bërë të mundur neutralizimin e rrezikut të menjëhershëm për zonat e banuara, duke shmangur dëmet në pronë apo në njerëz. Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor dhe mungesës së rrugëve kaluese për mjetet motorike, ndërhyrja tokësore është mbështetur në mënyrë kritike nga ajri. “Kemi bërë të mundur që dy helikopterë të Forcave Ajrore të vijnë për të asistuar trupat që po luftojnë në terren. Tani situata duket nën kontroll dhe është evituar djegia e banesave. Nuk rrezikojmë të kemi shtëpi të djegura apo jetë të humbura në këtë moment,” deklaroi Nufi gjatë vëzhgimit nga terreni....