Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit, Mazniku: Ai ka më shumë vota se ty

Temperaturat e larta të qershorit duket e shkrinë freskinë e dashurisë reflektuar gjatë dëgjesave nëpër qarqe mes PD dhe PS në Komisionin e posaçëm parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale teksa po afron 15 korriku, afati final për t’i çuar kuvendit hartën e re territoriale. Në sallën e kryesisë së kuvendit në Tiranë ky komision u përfshi në debate të forta, pas ngulmimit të anëtarëve të opozitës për të përfshirë edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale pranë këshillit të Evropës në Strasburg. Anëtarja Demokrate Ina Zhupa nisi të flasë në komision për protestën por kryebashkiaku i Gramshit, socialisti Besion Ajazi i ftuar në dëgjesë, i kërkoi të dëgjohej për çfarë ishte ftuar, e jo politikë dite me Flamingo brenda. “Të nderuar kolegë, nuk kam ndërmend as...