Zhupa ngre alarmin për ligjet e investimeve: Po gllabërohet prona publike me ligje klienteliste

Zhupa ngre alarmin për ligjet e investimeve: Po gllabërohet prona publike me ligje klienteliste

Deputetja e PD, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se hyrja e vendit në Bashkimin Evropian nuk arrihet vetëm duke hapur kapituj negociatash, por kërkon një mision më të thellë për të mbyllur hendekun e madh të korrupsionit dhe për të ndalur praktikat që e thellojnë atë çdo ditë. Ajo kritikoi qeverinë duke u shprehur se në Kuvend janë miratuar një sërë ligjesh që bien ndesh me parimet dhe direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Zhupa i cilësoi këto si një paketë ligjore që favorizon, sipas saj, gllabërimin e pronës publike dhe private. Në fjalën e saj ajo përmendi pesë ligje kryesore: ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për portet turistike, ligjin e paketës së maleve...