Zhupa: A i jepet besa një kryeministri që manipulon edhe citimet?
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas citimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë nga Alexis de Tocqueville gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, duke e akuzuar se ka manipuluar qëllimisht tekstin. Ina Zhupa thotë se Rama ka lënë jashtë fjalën “e keqe” nga fraza e Tocqueville: “Përvoja na mëson se çasti më i rrezikshëm për një qeveri të keqe është zakonisht ai kur ajo fillon të reformohet”, duke e cilësuar këtë si një “autogol” politik. Sipas Zhupës, citimi i plotë tregon se vetë Rama po pranon se drejton një “qeveri të keqe”, ndërsa e mbyll reagimin me thirrjen: “Një qeveri e keqe nuk i duhet shqiptarëve. Rama, jep dorëheqjen!” Reagimi i plotë i Ina Zhupës: A i jepet besa një kryeministri...
Burimi:
syri.net