Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha : Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Zgjedhjet për kreun e PD, Berisha : Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Sali Berisha pasi u konfirmua kryetar i Partisë Demokratike me një votëbesim, ku mori 37,341 vota pro, mbajti një konferencë për shtyp ku falënderoi demokratët për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë proces si më të rëndësishmin në historinë e PD-së. Ai u shpreh se “mirënjohje për ata që votuan, edhe për ata që votuan ndryshe. Jemi një familje. Ky ishte votimi më i rëndësishëm”, duke shtuar se edhe votat kundër apo abstenimet do të merren në konsideratë për të adresuar shqetësimet e demokratëve. Berisha falënderoi komisionerët dhe strukturat e PD-së për organizimin e procesit, ndërsa në fjalën e tij hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si të përfshirë në korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. “Njeri...