Zgjedhjet pa garë në PD, eksperti: Berisha ka humbur mbështetjen tek demokratët

Zgjedhjet pa garë në PD, eksperti: Berisha ka humbur mbështetjen tek demokratët

Eksperti ligjor Indrit Sefa, duke komentuar zhvillimet politike në PD, tha se skualifikimi i Ervin Salianjit nga gara për kreun e PD nuk ka bazë ligjore pasi ai i plotëson të gjitha kriteret për të qenë një kandidat potencial përballë Berishës. Sipas Sefës, vetëpërjashtimi është një term që ka shpikur Berisha pasi nuk ka vendim përjashtimi për Salianjin. Gjithcka sipas tij, bëhet për të minimizuar rrisqet që mund t’i vijnë Berishës nga gara me kandidatë të denjë për të qenë pretendentë për kreun e PD. “I gjithë pushteti moral i Berishës lidhet me faktin se ai është i padiskutuar, se s’ka kandidatë. Berisha do të ishte i sfiduar pasi e ka humbur mbështetjen tek demokratët, tek pjesa më e madhe e demokratëve”, tha Sefa.  ...