Zgjedhjet në PD, publikohet rezultati nga dega e Gramshit

Zgjedhjet në PD, publikohet rezultati nga dega e Gramshit

Ka përfunduar procesi i votimit në degën e Partisë Demokratike në Gramsh ku sipas të dhënave, nga 694 votues në total, në votim kanë marrë pjesë 248 anëtarë. Nga votat e numëruara, 215 kanë qenë pro Sali Berishës, 22 kundër dhe 3 abstenime. Procesi është zhvilluar në kuadër të votimit për drejtimin e Partisë Demokratike, ku i vetmi kandidat në garë ka qenë kreu aktual i PD-së, Sali Berisha.