Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale për zgjedhjet e parlamentare në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit teksa ka uruar Albin Kurtin për rezultatet e arritura, ka theksuar se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Begaj nënvizoi gjithashtu se vendi ynë do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian. “Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës. Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha...
Burimi:
javanews.al