Zgjedhjet e 11 majit 2025, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon sanksione për 13 parti politike, propozohen gjoba

Zgjedhjet e 11 majit 2025, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon sanksione për 13 parti politike, propozohen gjoba

Trembëdhjetë parti politike rrezikojnë të gjobiten për shkelje të rregullave të financimit të fushatës zgjedhore dhe raportimit financiar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Pas shqyrtimit të raportit të auditimit për fondet e përfituara dhe shpenzimet e deklaruara nga subjektet zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosjen e masave administrative ndaj partive që rezultojnë me shkelje të Kodit Zgjedhor. Shkeljet nuk janë të njëjta për të gjitha partitë. Tre prej tyre, Partia Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare dhe Partia Aleanca Arbnore KombëtarE, rrezikojnë gjobë prej 2 milionë lekësh, pasi nuk kanë dorëzuar raportin financiar brenda afatit ligjor. Nga ana tjetër, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë dhe Partia...