Zgjedhjet, Celibashi: Depolitizimi i komisioneve, domosdoshmëri! Administrimi të mos jetë vetëm në duart e partive

Zgjedhjet, Celibashi: Depolitizimi i komisioneve, domosdoshmëri! Administrimi të mos jetë vetëm në duart e partive

Depolitizimi i komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta është domosdoshmëri për miradministrimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Kjo është bindja e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili e shikon përgjegjësinë edhe tek partitë politike. “Përbërja partiake e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë nuk garanton integritet të plotë të administrimit të procesit zgjedhor dhe profesionalizëm. Ndaj është domosdoshmëri që administrimi zgjedhor në nivelin e dytë dhe te tretë të mos jetë vetëm në duart e partive politike. Shpresoj shumë të ndryshojë kjo situatë me qëllim që çdo sipërmarrje e KQZ apo aktorëve të tjerë në kuadër të administrimit të zgjedhjeve të ketë efiçiencë dhe të ketë dobi”, tha ai. Depolitizimi i këtyre komisioneve lidhet ngushtësisht edhe me trajnimin në...