Zgjedhja e kreut të PD-së/ Noka nga selia blu: Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi!

Zgjedhja e kreut të PD-së/ Noka nga selia blu: Asnjë anëtari demokrat nuk i është refuzuar aplikimi!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folur rreth kandidaturave për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. “Çdo anëtar i PD që ka dëshirë dhe plotëson kriteret mund të aplikojë”, tha Noka. Për Mereme Sela, deri më tani kandidatja e vetme përballë Berishës, Noka u shpreh se do të shohin nëse plotëson kushtet. “Ajo është anëtare e PD, të shohim a plotëson kriteret. Dera e partisë është e hapur për të gjithë, asnjë anëtari të PD nuk i është refuzuar aplikimi. Unë juve me datën 13 mars kur ka marrë vendimin kryesia PD për çeljen e garës ju kam njoftuar, nuk ka munguar transparenca. Pretendentët kanë pasur një muaj afat. Dera e PD është e hapur, ja shiheni”, tha Noka.