Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Tirana zyrtare: Vizita i shërben së pari interesave të Ukrainës

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot në 9 gusht në lidhje me deklaratën e bërë nga presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy në Serbi, se shteti i Ukrainës nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. MEPJ shprehet se Tirana zyrtare mbështet plotësisht sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, sikundër dhe sovranitetin e pavarësinë e Kosovës, si dhe vendin e saj të merituar në Bashkimin Europian. Ministria shton se Pavarësia e Kosovës është e njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërsa thotë se agresioni rus mbi Ukrainën është një çështje tërësisht tjetër. “Për këtë pikë nuk duhet të ketë asnjë keqkuptim: çdo përpjekje për të krijuar një paralele apo për të barazuar Kosovën me ndonjë situatë tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht mashtruese”, thuhet në...