Zbardhet projekti i PS për Reformën Territoriale, Mazniku tregon pse disa bashki mund të mbyllen!

Zbardhet projekti i PS për Reformën Territoriale, Mazniku tregon pse disa bashki mund të mbyllen!

Socialistët nuk heqin dorë nga ulja e numrit të bashkive, edhe kur kjo ambicie “kërcënon” dialogun politik të kërkuar nga BE. “BE ka thënë më e mira është konsensusi, por edhe në BE, edhe në Shqipëri funksionon demokracia”. Mësohet se mazhoranca do të paraqesë projektin që e ndan vendin mes 40 dhe 50 bashkive. Në një intervistë për A2, Arbian Mazniku, bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale, tregon se pse disa bashkive të vogla do t’u vihet dryni. “Krijimi i një numri më të vogël bashkish sesa ai që kemi sot, është parakusht për të pasur mundësi që bashkitë të kenë më shumë kompetenca. Disa bashki nuk kanë mundësi burimesh njerëzore, disa të tjerë nuk kanë banorë. Disa të tjerë nuk arrijnë...