Zbardhet DRAFTI, për çfarë ranë dakort PS-PD: Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend. Jo seanca pas orës 22:00!

Zbardhet DRAFTI, për çfarë ranë dakort PS-PD: Kreu i SPAK s’raporton më në Kuvend. Jo seanca pas orës 22:00!

Kuvendi i Shqipërisë TIRANË-Sot në seancën plenare pritet të votohet drafti me ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Drafti vjen si produkt i një dakordësie mes Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, pas muajsh debatesh politike. Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Palët kanë rënë dakord që institucionet të cilat duhet të bëjnë bilancin e tyre vjetor, në sallën e Kuvendit, të kufizohen, me vetëm ato për të cilat në Kushtetutë thuhet shprehimisht se duhet të raportojnë në seancë. Me këtë ndryshim, në sallën e parlamentit do të duhet të japin llogari vetëm Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, Drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe jo...