Xhafaj kritika të forta Bogdanit: E keni kthyer KLP në strehë për fëmijët e prokurorëve dhe…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është përballur me një valë kritikash gjatë raportimit të fundit përpara Komisionit të posaçëm parlamentar. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, e ka cilësuar KLP-në si një ndër hallkat më problematike të sistemit aktual të drejtësisë, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e vendimmarrjeve të tij. “Në vlerësimin tim, në punën e KLP ka disa hapa pozitivë, por mbetet KLP një nga sistemet më të dobëta të drejtësisë në Shqipëri. Shumë çështje që lidhen me sistemin e prokurorisë gjenerojnë nga vendimmarrje të diskutueshme të KLP. Në krahasim me vitet e tjera ka përmirësim, por krahasuar me çfarë i ka dhënë ligji, krahasuar me pritshmëritë e BE, ka shumë për të bërë”, tha Xhafaj. Paradoksi i vakancave: Mbi 100 vende bosh, kërkohen...
Burimi:
javanews.al