Vuçiç paralajmëroi “ditë të vështira”, ministri Hoxha i përgjigjet: Mos i fryni zjarreve të luftës, rajoni s’mund të tërhiqet zvarrë
hoxha-vucic TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili pak ditë më parë akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë se kanë krijuar një aleancë kundër Serbisë në rajon. Gjatë konferencës së përbashkët me homolugun kroat, Gordan Grliç-Radman, ministri Hoxha theksoi se partneriteti është bashkëpunim mes aleatëve të NATO-së. Ai u shpreh se përpjekjet për të rikthyer ndasitë e së kaluarës dhe për të nxitur tensione nuk do të mund të pengojnë proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit në rajon. ”Si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia kanë përgjegjësi dhe kontribuojnë në mënyrë aktive për paqen e stabilitetin rajonal, si dhe atë ndërkombëtar, duke përfshirë pjesëmarrjen në KFOR në Kosovë dhe EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë. Prandaj...
Burimi:
zeri.ai