Von der Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së, të bazuar në meritë
Ursula Von Der Leyen IRLANDA-Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen nga Irlanda vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit. “Shqipëria dhe Mali i Zi po vijojnë të përparojnë në procesin e zgjerimit. E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, siç e keni përshkruar, të bazuar në meritë. Kjo mbështetje përfshin qëllimin për të përfunduar deri në fund të vitit negociatat e pranimit me Malin e Zi”,-deklaroi Von Der Leyen, shkruajnë mediat e huaja. Von Der Leyen risolli në vëmendje vitin 2004, kur gjatë presidencës irlandeze të kohës u anëtarësuan njëkohësisht në BE dhjetë shtete, kryesisht ish-komuniste. “Ne kemi çdo arsye për t’i besuar Irlandës në këtë, sepse, në fund të fundit, zgjerimi historik i vitit...
Burimi:
zeri.ai