“Vodhi” marrëveshjen/ Mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

“Vodhi” marrëveshjen/ Mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

Pas kërkesës së PS për përjashtim nga punimet e Kuvendit për 60 ditë të Agron Shehajt, nesër Sekretariati i Etikës do të mblidhet për shqyrtim. Më herët Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas incidentit të ndodhur ditën e sotme, kur kreu i Partisë Mundësia rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të ligjit për huanë nga SHBA. Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS kërkon që ndaj Shehajt të merret masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për 60 ditë. Sipas shkresës, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes së huas direkte mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të...