“Vodhi” brenda Kuvendit, “Etika” përjashton Shehajn me 60 ditë! Ndëshkimi në fuqi nga shtatori

“Vodhi” brenda Kuvendit, “Etika” përjashton Shehajn me 60 ditë! Ndëshkimi në fuqi nga shtatori

pamje nga incidenti ne kuvend-agron shehaj TIRANË- Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e deputetit Agron Shehaj për 60 ditë nga pjesëmarrja në komisionet parlamentare dhe seancat plenare. Ndëshkimi do jetë në fuqi nga shtatori. Mwsohet se masa disiplinore do të hyjë në fuqi në muajin shtator. Sekretariati i Etikës ka shqyrtuar vetëm pjesën për përjashtimin, ndërsa sa i takon referimit në SPAK nuk është në kompetencat e këtij organi. Vendimi është marrë këtë të martë, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit, ku pretendohet se Shehaj mori dokumentin e marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Menjëherë pas incidentit, Partia Socialiste kërkoi marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pas publikimit të videos ku ai...