VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë
Këtë të shtunë 27 qershor, po mbahet dita e 28-të e protestës në Tiranë. Qytetarët janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë. Por, pamjet ajrore të siguruara me dron nga protesta e zhvilluar sot tregojnë një pjesëmarrje më të ulët krahasuar me tubimet e mëparshme. Në pamje vihet re se numri i protestuesve është reduktuar ndjeshëm. Materialet filmike i përkasin orës 19:40 të së shtunës.
Burimi:
javanews.al