VIDEO/ Tabaku: Protesta kundër sistemit që ka përqendruar ekonominë në duart e pakicës
Pak para nisjes së protestës qytetare para Kryeministrisë, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Median dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, publikoi një video në rrjetet sociale ku argumenton se pakënaqësia qytetare lidhet me modelin ekonomik dhe sistemin e qeverisjes të ndërtuar gjatë 12 viteve të fundit. Tabaku, e cila dy vite më parë kundërshtoi ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe iu drejtua institucioneve europiane për këtë çështje, e lidh protestën me atë që e cilëson si një model ekonomik që ka përqendruar pasurinë dhe mundësitë në duart e një pakice. Sipas saj, ekonomia shqiptare është orientuar drejt ndërtimit dhe sektorit imobiliar, ndërsa prodhimi, konkurrenca dhe sipërmarrja janë lënë në plan të dytë. ‘Për 12 vite me radhë kemi...
Burimi:
syri.net