VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një video, ku ka dhënë detaje nga mbledhja rreth 7-orëshe me të deleguarit politikë të Partisë Socialiste, kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare dhe deputetë të PS-së, të zhvilluar këtë të diel në Pogradec. Rama tha se takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri politik, duke theksuar se diskutimet u përqendruan te dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe te një ekosistem i ri i komunikimit të qeverisë me qytetarët. “Nga Pogradeci, aty ku Lasgushi gjente frymëzimet e veta, aty ku ne u përpoqëm të mblidhnim së bashku reflektimet e një periudhe pushimesh aktive, lidhur me sezonin e ri politik. Kemi diskutuar për Besën, kemi diskutuar për Praninë Besnike, ekosistemin e ri të komunikimit të...