VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

VIDEO / Rama sfidon kritikët: Malet i shohin nga qyteti, banorët mezi e presin paketën! Do krijojmë “Zvicrën e vogël”

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale lidhur me nismën “Paketa e Maleve”, duke theksuar se kjo është një mundësi konkrete për zhvillimin e zonave malore, rikthimin e të rinjve dhe nxitjen e investimeve në harmoni me natyrën. Rama theksoi se “Paketa e Maleve” nuk parashikon shitjen e zonave malore, por krijimin e mundësive që pronarët legjitimë të zhvillojnë pronat e tyre dhe t’i kthejnë ato në burim të ardhurash. “Nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes, sepse duan të investojnë. Turizmi do të shkojë duke u bërë një ekonomi gjithnjë e më domethënëse....