VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

VIDEO / Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me rrëfimin e një peshkatari nga Vlora, i cili tregon historinë e jetës së tij të lidhur ngushtë me detin dhe profesionin e peshkimit. Peshkatari rrëfen se është rritur me detin dhe se zanatin e ka mësuar që në fëmijëri nga familja e tij. “Detit nuk i dihet. E di kur shkon e nuk e di kur kthehesh. Mamaja më ka lindur në det. Qysh në fëmijëri e kam ushtruar profesionin e peshkatarit”, shprehet ai. Ai tregon se ka kaluar gjithë jetën në det dhe se, përgjatë viteve, ka trajnuar rreth 800 peshkatarë, duke dhënë kontribut në formimin e brezave të rinj të këtij profesioni. “Me këtë det jemi rritur, me freskinë e...