VIDEO/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi zbulon risitë e Kuvendit për sesionin e ri
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka paraqitur bilancin e punës së parlamentit gjatë dy sesioneve të para të kësaj legjislature, në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Peleshi tha se Kuvendi ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, duke theksuar se kjo legjislaturë është e lidhur ngushtë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Nëse do ta përkufizonim këtë legjislaturë me një fjali, kjo është legjislatura e integrimit europian. Asnjëherë më parë puna e Kuvendit nuk ka qenë kaq e lidhur me procesin e negociatave”, u shpreh Peleshi. Sipas tij, gjatë dy sesioneve të para janë miratuar 131 ligje, rreth 40 më shumë se në të njëjtën periudhë të legjislaturës së kaluar....
Burimi:
javanews.al