VIDEO/ Burimi: Protesta qytetare duhet të kalojë në agjendë politike. Duhen emra për qeverinë teknike
Gazetari dhe analisti Genc Burimi, i ftuar në emisionin "Task Force" në SYRI TV me Sonila Meçon, komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe protestën qytetare që sot ka hyrë në ditën e saj të 23. Sipas Burimit, revolucioni qytetar shqiptar po përballet me një moment vendimtar dhe nuk mund të ecë më vetëm mbi mobilizimin popullor në rrugë. Analisti theksoi se ndërkombëtarët nuk funksionojnë mbi perceptime apo akuza politike, por kërkojnë garanci dhe alternativa konkrete për atë që vjen pas. Sipas tij, megjithëse protesta ka arritur një mobilizim të konsiderueshëm qytetar, ajo nuk mund të mbetet pafundësisht në këtë fazë. Burimi argumentoi se, pavarësisht refuzimit që një pjesë e protestuesve mund të kenë ndaj klasës tradicionale politike, është e...
Burimi:
syri.net